Qysh i vogël falë gjyshit msova me njoftë spiunët e Lagjes time po edhe të Lagjeve tjera.
Msova ti njoh edhe në shkollë hap mas hapi deri në fakultet.
U kam nëjtë larg megjithse ishin të afrushëm.
Sot mas 32 vitesh po quhet si sukses i madh Hapja e Dosjeve.
Mirë bahet që hapen, por ama tashma dami i madh asht ba.
Ne kemi pasë në 32 vjet me shumicë falanga të Sigurimit që kanë ba ligjin në qeveri,parlament,drejtësi,polici,media,biznes e krim të organizuar dhe janë sot të super pasuruar.
Tashma bijtë e bijat e atyre të shumtëve ish falanga të Sigurimit, që o janë në pension o kanë vdekë, kanë zanë vendet e etërve dhe gjyshërve në tana ato institucione që përmën ma sipër.
Tashma kjo puna e Dosjeve ka veç vlerë demaskuese e morale e megjithëatë duhet ba.

