NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    “Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!
    1 day ago
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    3 days ago
    Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
    4 days ago
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: 20 tetor/ Kalendari kishtar kujton Shën Irenën, martire.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Majlinda Prendi/ Energjia Rinore është zemërimi i një brezi ndaj pushtetit. Arsyeja është e qartë, kauza po ashtu: largimi i Edi Ramës.
Të tjera
Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban lejo ngritjen e komisionit hetimor dhe të bëjmë transparencën e plotë
Të tjera
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Uzbekistan me ftesë të homologut të tij Shavkat Mirziyoyev.
Kryesore
Mehmet Elezi/ TI E URREN RININË!
Të tjera
Dr. Milaim Nela/ EDHE NJËHERË PËR SLOGANIN “RAMA N’BURG, BERISHA N’BURG’!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

20 tetor/ Kalendari kishtar kujton Shën Irenën, martire.

Neutrale
Last updated: 2022/10/20 at 7:02 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Shën Irena e Portugalisë, martire, lindur aty nga gjysma e shekullit VI, qe rregulltare në një kuvend virgjërash kushtuar Zotit. U dallua pёr virtytet ungjillore të pastërtisë e të besnikërisë deri në vdekje ndaj premtimit të bërë para Zotit në elter e pёr kujdesin e pakursyer ndaj tё afёrmit.

Më 20 tetor, Kisha katolike përkujton Shën Irenën e Portugalisë, martire. Në kalendarin e Kishës katolike shënohen disa shenjtore me emrin Irenë, emër që tingëllon bukur e ka edhe kuptim të bukur. Vjen nga greqishtja e do të thotë ‘paqe’. Shën Irena, që kremton më 20 tetor Kisha katolike, është një nga më të njohurat, falë sidomos një gojëdhëne shumë prekëse e shumë popullore në vende të ndryshme të botës, ndonëse tingëllon si e pabesueshme.

Gojëdhëna tregon se Irena, e lindur në Portugali aty nga gjysma e shekullit VI, qe rregulltare në një kuvend virgjërash kushtuar Zotit. Ndonëse e thjeshtë e kokulur, ajo spikaste ndërmjet simotrave për bukurinë e rrallë të fytyrës e të trupit. Duke e soditur në Kishë, një i ri fisnik i vendit u dashurua çmendurisht me vajzën dhe bëri çmos të martohej me të. Irena i la të kuptojë se kjo ishte e pamundur, e jo pse e përbuzte, as pse nuk i pëlqente, por sepse kishe bërë një betim shumë më të lartë, të cilit duhet t’i qëndronte besnike. Si mori këtë përgjigje, djaloshi, sinqerisht i dashuruar, u dëshpërua aq, sa u sëmur rëndë. E prekur thellë nga ndjenja e dashurisë së krishterë, Irena shkoi ta vizitojë e i foli fjalë aq të frymëzuara, sa t’ia lehtësonte sëmundjen. E ai më pas u shërua plotësisht.

Por historia nuk mbaron me kaq. Një meshtar, rrëfyes i padenjë, i turbulluar nga bukuria e murgeshës së re, deshi ta bënte për vete pendestaren e tij. Si nuk ia doli mbanësh, sendërgjoi një hakmarrje të tmerrshme. I dha vajzës një pije misterioze. Pak ditë më pas, të gjithë nisën të shohin në trupin e saj të bukur, shenjat e shtatzënisë. Shkandulli mori dhen. I ra në vesh edhe djaloshit që i kishte kërkuar dorën e ai u zemërua aq, sa dërgoi një vrasës për t’ia marrë jetën, të cilën, sipas tij, nuk e meritonte, si gënjeshtare e pacipë që ishte. Vrasësi ia preu Irenës kokën, ndërsa trupin ia flaku në ujërat e një lumi. Rryma e mbarti trupin e Irenës deri në Tago, pastaj e bëri të ndalohej pranë qytetit Skalabis, ku jetonte xhaxhai i shenjtores, abat. I lajmuar në vegim për ngjarjen, Abati shkoi me procesion për të mbartur trupin e së vrarës.

Nuk qe aspak e vështirë të vërtetohej pafajësia e rregulltares së bukur, fajtore pa faj, martire e pastërtisë shpirtërore e fizike. Fundi i saj preku thellë gjithë qytetin, aq sa banorët vendosën t’ia ndërrojnë emrin, duke e quajtur Santarem, domethënë Shën Irenë. E thamë më sipër se kjo mbetet gojëdhënë pak e besueshme, gjithsesi populli e ruajti nga breznia në brezni për t’i thurë lavde virtytit të pastërtisë e të besnikërisë deri në vdekje ndaj premtimit të bërë para Zotit në elter, që vlen më shumë se jeta. vaticannews.cn

Neutrale October 20, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Majlinda Prendi/ Energjia Rinore është zemërimi i një brezi ndaj pushtetit. Arsyeja është e qartë, kauza po ashtu: largimi i Edi Ramës.
2 hours ago
Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban lejo ngritjen e komisionit hetimor dhe të bëjmë transparencën e plotë
3 hours ago
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Uzbekistan me ftesë të homologut të tij Shavkat Mirziyoyev.
4 hours ago
Mehmet Elezi/ TI E URREN RININË!
6 hours ago
Dr. Milaim Nela/ EDHE NJËHERË PËR SLOGANIN “RAMA N’BURG, BERISHA N’BURG’!
1 day ago

Majlinda Prendi/ Energjia Rinore është zemërimi i një brezi ndaj pushtetit. Arsyeja është e qartë, kauza po ashtu: largimi i Edi Ramës.

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban lejo ngritjen e komisionit hetimor dhe të bëjmë transparencën e plotë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Uzbekistan me ftesë të homologut të tij Shavkat Mirziyoyev.

Mehmet Elezi/ TI E URREN RININË!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?