Sikurse ishte njoftuar edhe më parë, dy grupet e PD-së nisin negociatat për unifikimin e partisë më të madhe opozitare, mbas përplasjeve dhe kontradiktave të brendshme.
Ideja dhe qëllimi i takimit të dy përfaqësuesve të palëve është dalja me një kandidaturë të përbashkët në zgjedhjet vendore, të cilat mendohet se mbahen në maj 2023.
Deputeti i PD Edi Paloka, mbështetës i grupit të kreut të PD Sali Berisha dhe Gazmend Bardhi, mbështetës i grupit të Alibeajt janë takuar sot në një kafe pranë Parlamentit.

