NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    4 hours ago
    Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
    4 hours ago
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    3 days ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: IBRAHIM RUGOVA PËR MUSINE KOKALARI
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
Kryesore Politikë
Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
Ekonomia Kryesore Politikë
Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…
Të tjera
Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…
Të tjera
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

IBRAHIM RUGOVA PËR MUSINE KOKALARI

Neutrale
Last updated: 2022/10/17 at 9:50 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Postim i poetit dhe botuesit Rexhep Shahu

Musine Kokalari është njëra nga femrat e rralla që shkroi midis dy luftërave, në periudhën 1912-1945. Për të nuk dimë shumë tash për tash, pos që më 1940 botoi një libër me tregime e skica me titull “Siç më thotë nënua plakë”. Po shtojmë se pos M. Kokolarit brenda kësaj periudhe vepruan edhe dy femra të tjera: Androniqi Zengo në pikturë dhe në kritikën artistike dhe Elvira Tarro në kritikën letrare, e të dyja ishin korçare. Zengo kishte kryer Akademinë e Artit në Athinë dhe në pikturën e saj ndihet mjaft theksi impresionist i peizazhit. Veprimtaria e këtyre krijueseve flet se në këtë kohë fillon edhe inkuadrimi i femrës në kulturën shqiptare, që pas luftës do të jetë edhe më aktiv dhe më i dukshëm. Është mirë të dihet se Kokalari i shkroi tregimet e saj në të folurit çam, pra të krahinës së Çamërisë dhe njëherësh është një ndër shkrimtarët e rrallë shqiptarë që shkroi thjesht në këtë të folme, madje me qëllim artistik, sepse siç e dimë në historinë e letërsisë shqiptare shumë shkrimtarë tanë kanë shkruar në dialektin e tyre, meqë e ndienin si gjuhë të përgjithshme, e po të vepronte kështu, atëherë M. Kokalari do të shkruante në toskërishten letrare. Po ashtu këtu nuk i marrim ata shkrimtarë që dialektin, në kuadër të gjuhës së veprës dhe të gjuhës letrare, e përdorin për tipizim të personazheve. Për librin e saj, më 1940 në gazetën , nr. 1 të 30 korrikut, poeti ynë i njohur, Lasgush Poradeci, bëri një kritikë mjaft interesante. Vetë përcaktimi i Lasgushit të shkruajë për këtë libër, edhe pse ai shkruante shumë rrallë për ndonjë autor apo libër, e sidomos këtë poet me ndjenjë të hollë për gjuhën poetike dhe me koncept të zhvilluar e të pasur për atë gjuhë, flet se ai në këtë libër e shihte të realizuar këtë çështje. Madje, konstatimi i tij se autorja e zë jetën në momentin kritik, do të thotë atëherë kur ajo manifestohet në formën më të lartë, po ashtu e vë në rend të parë aftësinë e shkrimit të Kokalarit, pra jeta në kulmin e zhvillimit të vet, në të vërtetë të momenteve të saj. Një vlerësim të mirë dhe interesant e jep edhe Maksimilian Lamberc: (Maximilian Lamertz), albanologu i njohur gjerman, më 1948 në librin , Lajpcig 1948, prej nga i morëm këto tregime të Kokalarit. Ai thotë se autorja në dialektin çam na sjell skena popullore në formë të dialogut dhe e çmon gjuhën dhe talentin e saj.
Në vazhdën e këtyre vlerësimeve po shtojmë se M. Kokalari përmes të folmes së çamërishtes e ngrit të folurit e vet në prozë, të folurit tregimtar dhe përmes këtij të foluri na jep mentalitetin dhe pozitën jetësore të personazheve të atij mesi, e jo përmes ndonjë përshkrimi sociologjik të jetës. Do thënë se personazhe të tregimeve të saj janë gratë, në botën e të cilave hyn përmes rrëfimeve të tyre dialogjike dhe kështu ne kuptojmë problemet jetësore të tyre: konfliktet njerëzore e materiale, realitetin familjar të një kohe, pozitën e gruas, kurbetin, vajin, dasmën, shkurtë, fatin njerëzor në përgjithësi. Pra, autorja na jep një fenomenologji të shpirtit të gruas shqiptare në një kohë të caktuar, që vjen e merr vlerën e artit në të cilin ngrihet e realizohet. Njëherësh po theksojmë se këto tregime janë me interes edhe për gjuhëtarët tanë, madje edhe për elemente për gjuhësinë historike, sepse dialektin që përdor autorja përmban shumë trajta gjuhësore që i ndeshim në veprat e autorëve të njohur arbëresh, si te De Rada, G. Dara, Serembe, Santori e të tjerë, sepse shumë prej tyre ishin me origjinë nga këto vise dhe e kishin marrë gjuhën e atëhershme me vete, madje si fakt se si gjuha ruhet dhe zhvillohet brenda një dialekti dhe brenda një gjuhe në përgjithësi, që duhet të vështrohet si fenomen. Për shembull, trajta të tilla janë golë (gojë), fëmijë (fëmijë), bilë (bijë), ill (yll) etj. Pra, tregimet e Kokalarit e vërtetojnë faktin se edhe dialekti në shkrimin letrar, i përdorur me mjeshtëri, mund të jetë mjaft produktiv krahas me gjuhën letrare brenda së cilës realizohet, ashtu siç është produktiv në zhvillimin e gjallë të gjuhës, në jetën tonë gjuhësore dhe jetësore.

(“Jeta e re”, nr. 2, 1983, Prishtinë)

Neutrale October 17, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
4 hours ago
Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
4 hours ago
Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…
4 hours ago
Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…
2 days ago
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
3 days ago

Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!

Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.

Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…

Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?