Edhe seanca e sotme nuk ka vendim për rastin e deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili gjykohet për çështjen e njohur “Babale”.
Seanca e radhës do të mbahet më 9 nëntor, në orën 14.00.
Salianji ishte në seancën e sotme i shoqëruar nga një grup deputetësh të PD-së në ambientet e Gjykatës së Apelit.

