Çekia sugjeroi që Shqipëria dhe Serbia të përjashtohen nga lëvizja pa viza, sepse janë bërë portë hyrëse për kalimin e klandestinëve.
Mbas kësaj, Sekretari I Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, me një status ironik në rrjetet sociale, shkruan se pritet që Rama t’i vërsulë Çekisë patronazhistët e tij të fejsubukut që ta shpallin armike qeverinë çeke.
Postimi i plotë:
Pritet nga çasti në çast që Rama t’i vërsulë Çekisë patronazhistët e tij të fejsubukut që ta shpallin armike qeverinë çeke, e cila ka të gjitha fajet pse Rama e ktheu Shqipërinë në një han pa porta për klandestinët, ku nuk merret vesh kush hyn e kush del.
Pasi riktheu regjimin e kursimit, Rama po punon të rikthejë regjimin e vizave.
Sikur drejtësia të merrej seriozisht një ditë të vetme me Ramën, vendi do të çlirohej nga pandëshkueshmëria.

