Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, deklaroi se shumë shpejt opozita do t’i prijë protestave të shqiptarëve. “Mjaft janë tallur me shqiptarët”, tha Berisha. Kryetari i PD i bëri komentet pas mbështetjes që i dha grevës së pedagogëve dhe denoncimit të aferës së inceneratorëve ku ai akuzoi direkt Ramën dhe Agaçin si përgjejësit kryesore të kësaj skeme korruptive.

