Kjo duhet analizuar. Asnjë universitet ballkanik nuk futet në 1000 universitetet e para përveç rastit të Serbisë.
Ku duhet gjendur arsyeja?
Tek bota apo analfabetizmi lokal?
Se ata që quajmë universitarë dhe akademikë ankohen se pjesa tjetër e popullsisë reagon negativisht, kur kërkohen rritje pagash për universitarët?!
Ky është demonstrimi më i madh i një krisje të jashtëzakonshme sociale.
Kur pjesa tjetër klasore as nuk i llogarit fare universitarët dhe akademizmin e për më tepër nuk është fare e interesuar për mendjen e kombit sepse de facto nuk ekziston. Kur këta universitarë në 30 vjet nuk u bënë promotorë të problematikave kombëtare, shkallmuan meritokracinë, elitat univeristare, u peshtirosën me nepotizmin e ngushtë familjar, stimuluan një pseudodemokraci universitare pa asnjë efikasitet, pa asnjë vizion, pa asnjë kërkesë për kërkimin shkencor, tashmë vuajmë rrjedhojat duke u konsideruar jo si pjesa më vitale e kombit, por si nje apendiks dhe shtojcë fare i panevojshëm.
Për fat të keq ky është treguesi i një deformimi madhor të shoqërisë.
Një mikja ime e mençur e përmend sa herë, për çdo veprim të gabuar ka konseguenca të cilat në një mënyrë ose një tjetër duhet të ndihen dhe të nxirren mësime nëse mundesh.
E pra këto janë konseguencat që duhet të parashikoheshin.


