Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” priti në një takim të përzemërt e vëllazëror shkrimtarin e shquar Visar Zhiti.
Kështu shkruan në rrjetet sociale anëtari i kryesisë së “Vatrës” Eduart Ruzhdi Aranitasi.
“Vatra sot është e nderuar që priti Visar Zhitin , poetin dhe shkrimtarin e mirënjohur dhe njeriun simbol të qëndresës ndaj komunizmit”, shkruan Aranitasi në statusin e tij.
Ja postimi:
New York, 15 Tetor 2022 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA priti në një takim të përzemërt e vëllazëror shkrimtarin e shquar Visar Zhiti.
Vatra sot është e nderuar që priti Visar Zhitin , poetin dhe shkrimtarin e mirënjohur dhe njeriun simbol të qëndresës ndaj komunizmit . Prezenca e Visarit e nderon dhe e pasuron Vatrën dhe ne i jemi atij mirnjohës !



