Mbas Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë do të jetë qyteti belg Ghent dhe në këtë kalim stafete, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka pritur sot delegacionin e parlamentarëve belgë, kryesuar nga Presidenti i Grupit të Miqësisë Shqiptaro-Belge, Egbert Lachaert dhe Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose.
Postimi i Veliaj në rrjetet sociale:
Kënaqësi të bisedoja me delegacionin e parlamentarëve belgë🇧🇪, kryesuar nga Presidenti i Grupit të Miqësisë Shqiptaro-Belge, Egbert Lachaert dhe Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose. Pas Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë do të jetë qyteti belg Ghentj📍, ndaj kjo ishte edhe një mundësi e mirë për të shkëmbyer eksperiencën tonë të jashtëzakonshme të këtij viti🙏.

