NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 140 e tubimit/ Berisha: Nuk ka të keqe që largohet pa u përballur dhëmb për dhëmb dhe pa e shkulur nga rrënjët atë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Ruma: Balluku nuk akuzohet për korrupsion…
    1 day ago
    Lideri demokrat, Sali Berisha: Kancelaritë evropiane do të ndërmerrnin ndëshkim ekzemplar për Ramën, protestat kanë qenë përcaktuese për këtë gjë
    2 days ago
    Fjalimi i Berishës në Kuvend: Ju jeni e keqja banale, zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros dhe bëheni shërbëtorë të Lubisë
    6 days ago
    Pagat e gjyqtarëve në Kushtetuese/ Berisha: Rama vendosi të paguaj 7 mijë euro një mercenar që të bëjë gjahun e kundërshtarëve politikë
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ferdinand Veliu/ Djali, pëllumbat dhe plumbat !! (tregim)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reagon Kryeministri Albin Kurti: Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.
Të tjera
Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë
Të tjera
Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!
Të tjera
Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…
Kryesore
Deklarata zyrtare e Komisionit Europian/ “Parlamentit të mos vonojë trajtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ferdinand Veliu/ Djali, pëllumbat dhe plumbat !! (tregim)

Neutrale
Last updated: 2022/10/16 at 8:29 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Ata ishin kënaqësia e tij.
Ndiqte me sy fluturimin rrethor të tyre që çanin qiellin gjithë elegancë dhe trupi i mbushej me drithërima dhe zemra i rrihte fort. Për djalin e vogël Sokol, ishte sikur të fluturonte ai vetë. Ishin pëllumbat e tij krenaria e vetme, përkushtimi dhe biznesi i tij i vogël, i fshehtë. Ishte viti 1986. Fshati i tij ishte në periferi të qytetit, si të thuash, një urë- larg për të dalë jashtë hartës së qytetit fqinj. Ishte mbasdite e freskët, fund vjeshte e bukur dhe e pastër, ku dy-tre re të bardha dukej sikur ishin formuar enkas për të vënë sa më shume në dukje hapësirën e pamatë blu. Djalin e vogël Sokol do ta gjeje atë ditë, si përherë, në anë të gardhit përballë kafazeve të bere me fije kompensate të vogla të qepura me gozhdë dhe të lidhura me tel rrëzë çatisë së shtëpisë së vogel. Ishin në xhiro një çift ballinj të bardhë, që po bënin guidën e fundit si për t’i thënë lamtumirën kësaj mase blu, që u përkiste pse jo, vetëm atyre. Pëllumbat ishin argëtimi i vetëm për djaloshin e vogël dhe falë tyre ishte shumë i njohur. 12 vjeçarin e quanin ndryshe, djali që rrit pëllumbat tek pasarela. Fërshëllimat e tij dhe të qeshurën e tij atë dite do ta ndërpriste një zë i njohur urdhërues dhe i frikësuar.
-Shpejt, po vijnë, hiqi shkallët !Sokoli i vogël u hutua, ishte babai. Balli i tij i djeresitur u drejtua dhe hoqi vrullshëm shkallët që të lejonin të ngjiteshe deri tek kafazet. Pastaj shtyu vrullshëm me cepin e njërës anë derën e jashtme të banesës dhe hyri megjithë shkallë brenda.
Djaloshi u trondit –ç’ti ketë ngjarë babait, pse futi shkallët në shtëpi ? Padashje filloi të dridhej si një përtokë e njomë. E panjohura e gozhdoi në veprim dhe fjalë. Nga ana tjetër e gardhit, tre burra dhe një grua, ishin drejtuar në rresht për nga porta e drunjtë. Babai doli dhe u afrua te i biri, dora e madhe e ashpër dhe plot kallo i kaloi butë nëpër flokët gjithë pluhur të të birit, buzeqeshi lehtë.
-Ah ti çamarrok-Këtë herë një pendë e vogël do të dilte nga flokët e dredhur dhe kur dy gishtat e dorës së djathtë u hapën ajo fluturoi si me magji sikur të donte të largohej nga këta vizitorë të paftuar, që tashmë kishin mbërritur në oborrin e shtëpisë.
-Mirëserdhët shokë, urdhëroni ! Zëri i burrit dukej që s’ishte aspak mikpritës dhe ishte shumë i përafërt me dhjetra e dhjetra zëra të tjerë që kishin shoqëruar ftesën e mirëseardhjes për këta vizitore hijerëndë me kasketa dhe shami aksionesh në qafë.
-Jo shoku Xhemal, nuk do të rrimë se kemi punë, por po t’a them shkurtimisht, si kryetar i frontit, në zbatim të vendimit të Partisë, që cilëson se ndalohet mbajtja e kafshëve dhe shpendëve shtëpiake duhet të bëni largimin e pulave, patave, rosave, gicave dhe çfarëdolloj gjëje të gjallë.
Xhemali buzëqeshi.
Toni urdhërues i gruas me shami aksioni do t’ia prishte atë pamje të këndshme të fytyrës, ishte simpatik dhe shumë i veçantë, kur qeshte ky njeri.
-Shoku Xhemal këtu nuk kemi ardhur për të qeshur dhe as për t’u tallur.
-Po, po qesh sepse kjo shtëpi s’ka asnjë lloj shpendi dhe gjëje të gjallë.
-Si nuk ka, po pëllumbat?-ishte roja i zyrave ky që trashi zërin.
-Ah po, përveç 12 pëllumbave të Sokolit dhe këta më shumë rrinë në qiell së këtu, në tokë apo oborr.
-Atëherë shumë mirë shoku Xhemal, nesër në orën 3 pasdite, në zyrën e frontit të sjellësh 12 kokat e pëllumbave, ky është urdhër…
Nëqoftëse ju nuk zbatoni vendimin e partisë do t’u vendosim në fletërrufe dhe kryesia do bëjë mbledhje, ku do të analizojë qëndrimin tënd armiqësor ndaj vendimeve të partisë. Kishte ton dhe zë të çjerrët kjo grua me xhaketë kineze dalë boje dhe shami aksioni gjithë zhul.
Burri nuk foli, por ndoqi me sy largimin e hijeve gri të shplara. Sytë u drejtuan nga kafazet, njeri ishte i hapur, gugatja e ëmbël, që aq shumë i pëlqente të ziut Xhemal, tani duhej të humbiste. Sokoli kishte nxjerrë shkallët. Burri nuk e vështroi, vuri shkallën dhe filloi të ngjitej. Dora u fut në një prej kafazeve dhe kapi një prej tyre, një hundëderr me dy çafka, borë të bardhë. Zbriti, sytë e pëllumbit lëviznin, ai nuk bënte sforco për të shpëtuar.
-Shiko sa i bukur që është baba- Djali po qante.
Burri vuri dy gishtat e dorës së majtë mbi kokën e shpendit, pastaj menjëherë ja zgjati të birit.
-Lëshoje bir.
-Po baba-Iu përgjigj djali, ndërkohë instiktivisht e kishte lëshuar para përgjigjes. Po errësohej dhe pëllumbi nuk do të bënte më shumë se një xhiro të shkurtër para se të ulej për prehje dhe të niste me të tjerët këngën e bukur të gugatjes.

Ora kaloi 3, Xhemali ndezi i shqetësuar cigaren. Mbase nuk vijnë, mbase kanë harruar mendoi. I biri kishte vënë gjashtë kafazët e vegjël mbi njeri tjetrin në mes të oborrit, në tokën e ngjeshur ku vende vende, hartat e vogla prej bari të kuqërremtë po i thoshin lamtumirë ciklit të tyre blerues. I kishte menduar të gjitha përgjigjet që duhet të jepte, për gjithë natën dhe ditën. Mbase nuk vijnë, i hoqa kot kafazet, gjithsesi pellumbat tani ishin në kullotë. Jo, jo, gabohej, këtë radhë ishin më shumë, katër burra dhe një grua. Kryetari i frontit kishte marrë edhe çiften e tij. Gjithë kjo skuadër për ca pellumba që nuk i prishnin punë askujt. Mirëseardhjes së tij nuk ju përgjigj askush.
-Ku janë pëllumbat ose më saktë, ku i keni kokat e pëllumbave ? -ishte një zë pa sy, i papërcaktuar për ku.
-Sipas urdhërit tuaj shoku kryetar, mbrëmë natën u ngjita lart tek kafazet për t’i kapur, por më shpëtuan, si duket nga ajo që m’u thye shkalla, u larguan dhe sot gjithë ditën nuk kanë ardhur më, kështu i hoqa kafazet dhe i bëra gati për t’i sjellë tek ju.
-Të tham për kokat e pellumbave or shok dhe jo për kafazet-këtë radhë ishte shamia e aksionit që lëshonte ulërima- E di ti shoku Xhemal sa dëm bëjnë këta pellumba ekonomisë tonë, e di ti sa grurë dhe haje shpërdorojnë në një vit, i thonë buka e popullit…
-Po po, keni të drejtë shoqe-Kishte një ironi therëse të hollë e gati të pakuptueshme tek fjalët e Xhemalit- Unë prandaj doja të zbatoja urdhërin tuaj, por çfarë të bëjë, t’i kisha në tokë tani do ishte mbyllur kjo punë.-vazhdoi ai.
– E di shoku Xhemal që nuk mund të fluturosh-ishte kryetari- Po diktatura e proletariatit të bën që edhe të mos ecësh fare.-kërcënoi mbajtësi i çiftes dhe pushtetit. Xhemali ngriu. Mbi heshtjen që do të pasonte, dikush prej tyre do të thërriste…
-Pëllumbat, pëllumbat
Dhe vërtet mbi kokat e tyre pëllumbat po ktheheshin, por kur nuk panë kafazet u ngritën prapë në fluturim për të ndaluar pas pak në majën e çatisë. Sokoli i vogël fliste pa zhurmë dhe zë —ikni, ngrihuni, por ata nuk lëviznin sikur donin të pyesnin- pse u kishim prishur kafazet.
Kryetari i frontit hoqi ngadalë çiften nga supi dhe u afrua tek shkallët, por pëllumbat sikur e kuptuan dhe u ngritën prapë në fluturim. Vallëzimi i tyre i afërt me kulmin do të prishej nga dy krisma dhe tre prej tyre do të binin të plandosur në tokë, nje i katërt do të ngelte mbi çati. Xhemali shtrëngonte fort dorën e të birit që lotët i shkonin çurg.
-Po çfarë shenje që keni shoku kryetar-ishte një kaskete pa fytyrë që gërrici heshtjen dhe vajin e lehtë të vogëlushit Sokol.
Ai nuk shtiu më me çifte, megjithëse pellumbat do të bënin edhe një fluturim si të donin të pyesnin për shokët e tyre apo për të pyetur: Përse?
Ndërsa ai, dorësi me çifte, nbase do të mburrej në mbledhje duke thënë se kishte shenjë, ishte ashtu siç e donte partia ushtar që në kohë lufte do të bënte kërdinë në ushtri imagjinare, pjellë të fantazisë së sëmurë të diktatorit. Ndoshta ishte kjo thënie servile që i shpëtoi nga vrasja edhe pëllumbat e tjerë. Zogjte e mjerë nuk do të ktheheshin më dhe Sokoli i vogël në një cep të kopshtit me lopatën e tij do të hapte një gropë, ku do të ‘varroste’ denjësisht një pjesë të gezimit të vrarë. Ai nuk do të mbante më pellumba. Ndonjëherë, kur i shihte të fluturonin të tjerë pellumba, vite më vonë do t’i mbusheshin sytë me lot.

Buzë lumit, tek ura me pasarela, një djalë i vogël kishte disa pellumba, ai kënaqej, mburrej, ishte krenar për bukurinë dhe hijeshinë, kur çanin qiellin apo, kur gugatja e tyre e shoqëronte në gjumin e vapës së verës.Por një ditë e ndaluan, i ndaluan edhe pëllumbat të fluturonin……..Një ditë që pëllumbat u goditën me plumba

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reagon Kryeministri Albin Kurti: Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.
16 minutes ago
Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë
4 hours ago
Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!
6 hours ago
Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…
6 hours ago
Deklarata zyrtare e Komisionit Europian/ “Parlamentit të mos vonojë trajtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.
6 hours ago

Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reagon Kryeministri Albin Kurti: Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.

Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë

Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!

Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?