Zv.kryeministrja Belinda Balluku, prej datës së djeshme ndodhet në Pragë, ku zhvillohet takimi i Ministrave të Energjisë.
Ministrat e Energjisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin të ftuar në këtë Ministerial për të ndarë eksperiencat e vendeve që përfaqësojnë, shkruan Balluku në rrjetet sociale.
Postimi:
📍Pragë, takimi i Ministrave të Energjisë. Hapat e mëtejshëm që do të duhet të ndërmerren për përballimin e krizës ⚡energjetike dhe rritjes së çmimeve ishin në fokus të diskutimeve të zhvilluara. Për herë të parë, Ministrat e Energjisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin të ftuar në këtë Ministerial për të ndarë eksperiencat e vendeve që përfaqësojnë sa i takon përballimit të krizës energjetike. 🤝Bashkë për të përballuar këtë sfidë.

