Të binte mjegulla e harresës
qytetit me statuja të frymta
në kujtesën time,
kisha shpëtuar veten.
Ikur do isha
bregut të një ëndrre fëmijërie
duke lyer muret në të bardhë,
që fati kishte njollosur.
©️Luerda Avdiaj
Unë s’jam!
Statuja ime ka mbetur
bregut të një deti ngjyrë trishti,
ku hëna shtrydhë pikëllimin çdo natë.
Vjeshtë 2022 ©️Luerda Avdiaj
***
qyteti është mbledhur rreth vetes
ka ditë i lagur
pak hapa
zë pothuajse fare
vija frymore nxitojnë rrugëve të tij
urbanit sikur i janë thyer kockat
xhamave
godet vetmia
antikiteti qesh
është thyer qyteti
qyteti i kohës sonë
prej mungesave…
©️Luerda Avdiaj
Piskamë e trishtit
tremb heshtjen që ka mbirë në mua
prej kaq netësh pa yje e hënë.
Zbret mjegulla e mërzisë së madhe
sa mbyt gjithë trëndafilat
që pata mbjellë një vit më parë.
Ftohet shtëpia prej mungesë së njeriut
perdet veç tunden si prej vrullit të ardhjes ;
shpirti i mbetur ndihet.
Greqi,më 20.08.2022 ©️Luerda Avdiaj
Mëngjeset e kohës sonë janë bojëhiri
përditë Zotat ngrenë statuja
në emër të ikjes
asgjë e mirë nga koha jonë
janë ngushtuar shpirtrat
s’ka më dashuri
frynë erë mallkimi
mbi ne të mbetur bosh
që s’kemi as vete
koha i ha të vetët
Zotat ngrenë statuja…
©️Luerda Avdiaj

