Anonime
(E përsëritur)
E zgjodhi dhe e solli në shqip Bajram Karabolli
Dëgjo, bir, jeta vete dëm në mënyra të shumta.
Vete dëm, kur do të jetosh jetën e të tjerëve dhe jo tënden.
Vete dëm, duke kritikuar gabimet e të tjerëve dhe jo duke përmirësuar të tuat.
Vete dëm, kur qahesh çdo çast se ke dështuar dhe nuk përpiqesh t’i kapërcesh gabimet dhe të triumfosh.
Vete dëm, kur ke zili të tjerët dhe nuk kapërcen dot vetveten.
Vete dëm, kur tërhiqesh vetëm pas gjërave negative dhe pushon së gëzuari gjërat e mira.
Ta dish, bir, se jeta nuk shkon dëm kur pushon së marri frymë, por kur pushon së qeni i lumtur.

