Shpëtim Axhami
*/ Drejtues të lartë të PLL takim zyrtarë me LTM Princ Leka II.
Sot, më datë 12 Tetor 2022, ora 10.00, drejtues të lartë të Partisë Lëvizja e Legalitetit, në selinë e Oborrit Mbretëror, zhvilluan një takim zyrtarë me LTM Princ Leka II.
Ky takim ishte i ngrohtë me nivel të lartë diskutimi e shprehje mendimesh të lira nga ana e të pranishmëve.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi situatën aktuale të gjithanshme nga vendi, rajoni dhe bota.
Princ Leka ndër të tjera theksoj rëndësinë që ka bashkëpunimi dhe puna e cilitdo në shërbim të qytetarëve dhe interesit kombëtar që vendi të ketë stabilitet dhe prosperitet me standarte euro-atlantike.
Duhet me patjetër kthimi i shpresës dhe i besimit tek rinia që ajo të mos largohet nga Shqipëria, e ardhmja e shqiptarëve është këtu në Shqipëri.
Nga ana e drejtuesve të PLL u theksua ajo për çfarë PLL përfaqëson si një alternative besuese në shërbim të qytetarëve, vendit dhe kombit.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”🇦🇱
* Autori është Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit



