Edi Ramës, i asht mbush mendja, se asht ma nalt se shejt për shqiptarët, e ma së paku kështu duhet me qenë për europianët, andaj për këtë delirim të tij, paska shkue sot me bind edhe Asamblenë e Këshillit të Europës…
Së pari, në fjalimin e gjatë e patetik të tij, paska ba me faj vetëm një të vdekur, Sllobodan Millosheviç, e jo krejt regjimin dhe bashkëpunëtorët e tij, ndër të cilët, asht edhe Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç..
Së dyti, Asht mundue me mbrojt Hashim Thaçin… e me zhba një shpifje të zhbame tashma, atë te Dick Marty…
Së treti, Edi Rama, duke u shprehur:
“…A nuk do të ishte mrekulli që ju këtu ti mësonit të tjerët që të mësojnë të shkruajnë saktë emrin e Kosovës, jo Kosovo por Kosova , Republika e Kosovës…”, pērveçse ka dashur të ironizojë Presidenten e Kosovës zj. Vjosa Osmani, e cila fatkeqësisht shprehet në anglisht “Kosovo” e jo “Kosova”, ne fakt i ka shërbyer edhe artikulimit serb per toponimin e Kosovës e Metohisë…
Së katërti, Kryeministri Edi Rama duke u munduar të tfaqet si erudit, në delirim e sipër, ndër të tjera marrina, paska thanë:
“…Ashtu sikurse Shendandoi, përfundoi duke iu predikuar peshqëve, se njerëzit kishin humbur besimin, shpresoj që gabime si ky, që ka bërë kjo asamble….”
Tash asht vonë, por ky idiot duhet me ditë se , Shën Antoni, nuk u ka predikuar kurrë peshqëve, madje asnjë shejtnor katholik..
Por meqë ky i pafe diabolik paska dasht me u shpreh për një shejtnor katholik, duhej të ishte këshillue me njerëz të ditun, që sigurisht do i thonin se ka qenë, Shën Françesku (themelues i urdhërit Françeskan) që kur u foli popullit dhe qeveritarëve, dhe pa se ata nuk e kuptonin, shkoi tu predikonte shpendëve grabitqar që ushqehen me kufoma…
Edi Rama, nëpërmjet metaforës së mësipërme, sot, ka fye randë anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Europës, duke i krahasue ata me peshq ( në fakt me zogj grabitqarë, si korba, sorra etj qe ushqehen me kufoma….), e në të njajtën kohë ka delirue, duke e krahasue veten me (Shendandoin) në fakt, Shën Françeskun…
Ky klloun do hyjë në histori, si njollë turpi i shqiptarëve!

