🇦🇱️ | Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim foli në aktivitetin hapës të Akademisë për Gratë Sipërmarrëse (AWE) 2022, një nga programet kryesore të Departamentit të Shtetit. Ambasadorja Kim u tha pjesëmarrësve se fuqizimi ekonomik i grave nuk është thjesht gjëja e duhur për t’u bërë, por është ekonomi e zgjuar. Ajo i nxiti pjesëmarrëset e Akademisë që të qëndrojnë të lidhura dhe të mbështesin njëra-tjetrën në rrugëtimin e tyre të biznesit. Shqipëria është një nga 80 vendet ku Akademia për Gratë Sipërmarrëse po zbatohet. Nëpërmjet kësaj Akademie, gra dhe vajza anembanë botës, përfshirë 25 sipërmarrëse shqiptare, po marrin pjesë në një program për zhvillimin e biznesit, i cili u ofron atyre trajnime, mjete dhe rrjete që atyre u nevojiten për t’i kthyer idetë e tyre krijuese të biznesit në realitet. AWE organizohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Destil Creative Hub.
🇺🇸️ | U.S. Ambassador Yuri Kim spoke at the launch of the Academy for Women Entrepreneurs (AWE) 2022, a flagship program of the State Department. Ambassador Kim told the participants that women’s economic empowerment isn’t just the right thing to do, it’s smart economics. She encouraged the AWE participants to stay connected and support each other on their business journey. Albania is one of 80 countries where AWE is being implemented. Through AWE, women and girls around the globe, including 25 Albanian entrepreneurs, are participating in a facilitated business development program, providing them with training, tools, and the networks they need to turn their creative business ideas into reality. AWE is organized by the U.S. Embassy in partnership with Destil Creative Hub.



