Ismail Qemali është, pa asnjë dyshim , i vetmi personalitet shtetformues,që pas më shumë se një shekulli, ende nuk ka një monument në kryeqytetin e shtetit të tij. Monumentet për Ismail Qemalin janë fare të pakta. Veç varrit monumental, shtatorja e tij është figura qendrore e Monumentit të Pavarësisë Kombëtare. Në v.1974 Odise Paskali krijoi për ambientet e Muzeut Historik shtatoren e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe të Enver Hoxhës. Dështimi i konkursit për një monument të tij ,në 100 vjetorin e Pavarësisë, detyroi organizatorët të nxirrn shtatoren e tij nga Muzeu Historik dhe ta vendosnin aty ku ndodhet edhe sot. Pritshmëritë nga qeveria Rama për një monument të Ismail Qemalit , në përvjetorin e 110 të Pavarësisë ishin të mëdha .Vendosja e portretit të Isamail Qemalit në ambientet e administratës publike ,ndër VKM e para të qeverisë së tij, i dha zgjidhje të gjithëpranuar, çështjes së portretit të kreut të shtetit ,në këto ambiente.Pritej qw hapi i radhës të ishte ngritja e monumentit të munguar të themeluesit të shtetit shqiptar,në Tiranë. Por zelli atdhetar i k/ministrit Rama nuk shkoi më tej. Dhe jo për mungesë fondesh. 35 milion euro është investimi shtetëror për rikualifikimin e Sheshit të Flamurit dhe Muzeut Pavarësia. Ky investim ,jo vetëm nuk e ktheu në identitet Sheshin e Flamurit, por e cënoj edhe më shumë identitetin e munguar të tij. Pas këtij rikualifikimi, një pjesë e mirë e shqiptarëve do të vazhdojnë të besojnë ,si deri më sot,që Kuvendi Kombëtar i Vlorës është mbajur ,në rezidencën e qeverisë, në Skelë,ku ndodhet Muzeu Pavarësia dhe po aty,na qenkërka ngritur edhe flamuri.
Por deri kur do të vazhdojmë kështu ? Kujt i shërben ky shtrembërim i pjesës kulmore të historisë kombëtare dhe indiferencës së turpshme ndaj figurës së Ismail Qemalit? Shqiptarëve dhe të vërtetës historike, sigurisht që jo, përkundrazi. Ata janë të dëmtuarit e mëdhenj të këtij veprimi qeveritar. Injorimi zyrtar i figurës së Ismail Qemalit dhe vazhdimi i fshehjes së të vërtetave të mëdha historike, në këtë vit jubilar të Pavarësisë Kombëtare, është dështimi i radhës dhe turpi i radhës i k/ministrit Rama , vazhdim llogjik i performancës së tij qeverisëse. Nuk mund të ndodhte ndryshe. Kushti i parë për të patur sukses në politikë, është motivimi atdhetar për mbrojtjen e interesit publik, parim i kundërt me qëndrimet e k/ministrit Rama, që prej vitesh e ka nxjerrë Shqipërinë në ankandin e PPP-ve dhe të konçensioneve. Papërgjegjshmërinë e shtetit për monumentet e munguara të Ismail Qemalit ,është përpjekur ta plotsojë, mesa ka mundur, shoqëria civile. Prej v.2016 monunumenti i Ismail Qemalit lartohet në një nga sheshet kryesorë të Prishtinës, vepwr e skulptorit Agim Mulliqi dhe investitorë një grup biznesmenësh vlonjatë. Deputeti Bujar Leskaj ka mbyllur proçedurat zyrtare për vendosjen e një tjetër monumenti të Ismail Qemalit ne Shkup, të RMV. Por detyrimet ligjore për Ismail Qemalin janë të shtetit shqiptar,si përfaqsues i shoqërisë dhe subjekt me mundësitë e duhura financiare për ngritjen e monumenteve cilësorë, që të Vlerësimi me monumente i figurave të shquara të kombit është tregues qytetarie dhe atdhetarie i shoqërive dhe elitave intelektuale ,veçanërisht,atyre politike. Është absurditet të argumentosh nevojën për një monument të Isamil Qemalit ,në Tiranë,sepse asnjëherë monumentet për Isamil Qemalin nuk kanë për të qenë të tepërta. 1000 shtatore dhe monumente ka kancelari Bismark, heroi i bashkimit të Gjermanisë. Po kaq, vlerësohen monumentet për Mustafa Qemalin. Amerikanët,veç të tjerash,i kanë gdhendur në shpate mali,në përmasa vigane, monumentet e etërve të kombit. Dhe kjo ndodh për shkaqe madhore. Edukimi atdhetar i brezave në çdo shoqëri ka në themel referencat më pozitive të historisë kombëtare, ngjarjet e mëdha, arritjet e mëdha, fitoret dhe protagonistët e tyre.
Në Këtë fushë Ismail Qemali është guri më i madh dhe më i rëndë në themelet e godinës së shtetit shqiptar.Pas Skënderbeut është personaliteti ,që ka ndikuar më shumë në formimin e identitetit dhe ndërgjegjes tonë kombëtare. “Në memorien e shqiptarëve emri dhe figura e Isamail Bej Vlorës është një gjysmë perëndi.”(1) Vlerësimi vjen jo vetëm nga perceptimi publik, por së pari nga bota akademike ,që në vazhdimësi dhe koherencë ka vlerësuar me nota të larta veprën e tij. Ismail Qemali ishte personalitet i Rilindjes Kombëtare.Thënia e Engelsit për Rilindjen Europiane , “Kjo epokë pati nevojë për titanë dhe nxori titanë”,i shkon për shtat edhe rilindasve tanë të shquar. Ismail Qemali ishte një titan i kohës së tij. ” Me përvojë dhe talent në fushën e drejtimit shtetëror dhe të dipllomacisë, sidomos në sajë të artikujve të botuar në gazetat më të mëdha të Europës, Ismail Qemali u bë figurë e shquar e perandorisë osmane dhe shumë i njohur ndërkombëtarisht.”(2) Në v.1876 ishte pjesë e stafit të k/ministrit Mitat Pasha për hartimin e kushtetuës së parë të perandorisë osmane .Në v.1897 i paraqiti sulltanit një promemorje dhe një projekt kushtetutë, që i hapnin rrugë reformave decentralizuese dhe kthimit të shtetit në monarki kushtetuese. “Promemorja zgjoj interes në opinionin zyrtar dhe publik të disa shteteve të Europës ,pati jehonë në shtypin e tyre,që e cilësoi autorin reformator,burrë shteti të shquar dhe largpamës.” (3) Arratisja e Ismail Qemalit në v.1909 u bë lajm për për shtypin europian dhe amerikan. Ai do të kthehej në v.1909 si deputet i Beratit dhe drejtues i opozitës liberale në parlament. Pas Sami Frashërit, Ismail Qemali ishte i dyti nga personalitetet e kohës, që hartoi një program për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, që u botua në gazetën italiane Tribuna më 21 maj të v.1909. Më 15 tetor ,në” Albanian”e Konicës, botoj thirrjen,”Vëllezërve Shqiptarë.“ Ismail Qemali ishte burrë shteti me format ndërkombëtar,legjislator dhe personalitet i shquar shtetformues.110 vite më vonë ,diferencat mes tij dhe pushtetarëve pasardhës, vazhdojnë të jenë të mëdha, veçanërisht në përkushtimin e pakufishëm dhe pa kushte,ndaj Shqipërisë. Ismail Qemali është pjesë e atdhetarve elitarë ,që koha i nxjerr në skenë për të bërë histori dhe për të mbetur përjetësisht pjesë e saj, duke identifikuar me emrin e tyre periudhën më të rëndësishme të historisë së kombit,atë të kalimit nga robëria në liri. referencat: 1. Roland Qafoku: 33 k/ministrat e shqipërisë.
2. Akademia e Shkencave: historia e popullit Shqiptar pj.2. 3. po aty.

