Më 11 tetor 1962, Papa Gjoni XXIII, duke hapur Koncilin II të Vatikanit, kështu do të shprehej për ipeshkvinjtë që mungonin në këtë mbledhje kaq të rëndësishme të Kishë Katolike, ndërmjet të cilëve dhe Ipeshkvinjtë e Shqipërisë:
“Rrëfejmë se sot jemi të pikëlluar nga një dhembje shumë e madhe, sepse në mesin tuaj nuk janë të pranishëm shumë Barinj të Kishës që janë fort të dashur për Ne, të cilët për shkak të Fesë së Krishtit janë të lidhur në zinxhirë apo të penguar nga të tjera pengesa e kujtimi i të cilëve na nxit të lartësojmë për ta drejt Hyjit lutjet tona të zjarrta…”
Dy prej tyre, Imzot Vincenc Prennushi e Imzot Frano Gjini, kishin vdekur, përkatësisht njëri në burg e tjetri i pushkatuar.



