Akademia Suedeze çmimin më prestigjioz në botë “Sveriges Riksbank 2022” në Shkencat Ekonomike e akordoi për tre ekonomistë amerikanë, ish-kreut të Rezervës Federale të SHBA-së, Ben Bernanke, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig, të cilët “kanë përmirësuar ndjeshëm të kuptuarit tonë për rolin e bankave në ekonomi, veçanërisht gjatë krizave financiare, si dhe mënyrën e rregullimit të tregjeve financiare”.
Komiteti i Nobel tha se puna e tyre kishte treguar në hulumtimin e tyre “se përse shmangia e kolapsit të bankave është jetike”.

