Zvkryeministrja Belinda Balluku ka rikujtuar mbrëmjen e sotme masat për kursimin e energjisë elektrike.
Ja postimi i saj:
Ne, së bashku, duhet të vazhdojmë të kontribuojmë për ruajtjen e energjisë me çdo veprim të vogël në përditshmërinë tonë.
Fikja e dritave kur dalim nga dhoma, mbajtja e kondicionerit në temperaturë optimale apo larja e rrobave në temperaturë mesatare, janë veprime të vogla që nuk ndryshojnë standardin e jetës sonë, por nëse kryhen nga të gjithë ne, japin një efekt të madh në ruajtjen e energjisë.
⚡Kursejmë energjinë që ta kemi!
#KurseEnergji #KESH #EnergjiaeShqiperise #SaveEnergy
Reposted from Korporata Elektroenergjetike Shqiptare



