Kështu shkruan në rrjetet sociale Ndriçim Mehmeti, ekspert i njohur i arsimit.
Ja postimi i tij:
Në 2013 kishim 658 mijë nxënës dhe 2100 shkolla. Sot më pak se 1400 shkolla dhe rreth 435 mijë nxënës në arsimin parauniversitar.
Me shume interes shikoj reagime te ndryshme te mesuesve ne faqet dhe portalet e hapura nga ata.
Mendimet e tyre kane vlere gjithmone.
Gjithsesi une mendoj, se ndryshimi i planit mesimor, struktures se arsimit parauniversitar, shtimi apo heqja e lendeve te ndryshme, jane dytesore nese kemi parasysh se:
1. Ne kemi mesuesit me te keqpaguar krahasuar me Ballkanin e jo me tutje;
2. Ne kemi infrastrukturen me te dobet arsimore. Shkollave, nxenesve dhe mesimdhenesve tane i mungojne laboratoret, kabinetet, mjetet didaktike, interneti, kompjutet, laptop, tableta e mbi te gjitha ngrohja, dhomat burimore per femije me aftesi e nevoja ndryshe, etj.
3. Kemi drejtim te shkollave ne gati 90 % terresisht partiak. Drejtuesit e shkolles ne jo pak raste jane nen nivelin mesatar te mesuesve.
4. Trajnimi dhe zhvillimi profesional eshte lene pas dore dhe mesuesi detyrohet te bleje çdo vit nga 1 kredit, vetem ta kete per kualifikim.
5. Ne kerkojme te ndryshojme sistemin, shto e hiq lende, por harrojme qe mesuesit e shkencave natyrore thuajse jane zhdukur edhe ne mes te Tiranes pale me ne rrethe. Shume pak maturante zgjedhin te shkojne per mesuesi ne te gjitha nivelet prejnarsimit patashkolor e deri ne arsimin e mesem te larte. Edhe ata qe shkojne nje pjese jo e paket jane te nje cilesie nen mesataren.
Nëse e bëjmë profesionin e mësuesit të kërkuar, nëse ndërhyjmë tani me masa konkrete e jo me llafe e deklarata boshe qeveritare, nëse mesuesit hedhin tutje frikën dhe shantazhin dhe i dalin për zot vetes, atëherë ka vend për ndryshim, pasi ndryshimi në vetvete vetëm mirë bën.
Nese vijojmë siç jemi edhe për pak vite, ndoshta 10 (që ikin shumë shpejt) nuk do të kemi as nxënës, as shkolla e as mësues.
Mos harroni që në 2013 kishim 658 mijë nxënës dhe 2100 shkolla. Sot kemi më pak se 1400 shkolla dhe rreth 435 mijë nxënës në arsimin parauniversitar.
Këmbanat kanë kohë që bien…

