NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    16 hours ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    2 days ago
    “Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!
    5 days ago
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    7 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Policia e Shtetit, në një javë! 39 operacione, 145 të arrestuar, 319 peocedime penale…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
Të tjera
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
Ekonomia Kryesore
Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
Kryesore Politikë
Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Policia e Shtetit, në një javë! 39 operacione, 145 të arrestuar, 319 peocedime penale…

Neutrale
Last updated: 2022/10/09 at 9:05 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Njoftimi:

✅Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, të angazhuara 24/7, në terren, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimin dhe paligjshmëritë.

✅35 operacione policore kombëtare dhe ndërkombëtare, të finalizuara gjatë javës, disa prej tyre me metoda proaktive.

✅Janë arrestuar, proceduar 490 shtetas, nga këta: 145 janë arrestuar, 319 janë proceduar penalisht dhe 26 janë shpallur në kërkim.

✅Janë lokalizuar dhe kapur 15 persona në kërkim, nga të cilët 13 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

✅Operacioni “Pengu”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët britanikë. U lirua një 30-vjeçar shqiptar që ishte marrë peng dhe u vunë në pranga 7 shtetas me rekorde kriminale, të cilët kërkonin 400 mijë paund për lirimin e tij.

✅Në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me homologët italianë janë zhvilluar operacionet “Torino” dhe “Koordinatat”, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për trafikim të lëndëve narkotike.

✅Operacioni “Porositësi”, i zhvilluar nga DVP Durrës, zbardhi një seri ngjarjesh të rënda kriminale, të ndodhura më parë. U arrestuan në flagrancë 14 shtetas dhe u shpallën në kërkim 5 shtetas të tjerë, të përfshirë në këto ngjarje, së bashku me 2 shtetas të tjerë të arrestuar më parë.

✅Operacioni “Parandalimi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5, u finalizua me vënien në pranga të 2 shtetasve që kishin planifikuar vjedhjen me armë në një banesë. U sekuestrua 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

✅10 operacione të finalizuara në fushën e armëmbajtjes pa leje. 12 armë zjarri, pjesë të ndryshme armësh, 3 armë gjahu, 4 armë sportive, 6 armë të ftohta, 4 kg tritol, municion luftarak dhe fitila zjarrpërcjellës, të sekuestruara nga Policia. 15 shtetas u vunë në pranga.

✅Për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve janë finalizuar 9 operacione, u vunë në pranga 21 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

✅Si rezultat i këtyre operacioneve janë sekuestruar rreth 113 kg kanabis, 0.5 kg heroinë, doza kokaine, 200 bimë kanabis në proces tharjeje, si dhe janë asgjësuar qindra bimë narkotike të kultivuara.

✅Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve janë finalizuar 3 operacione. Gjatë operacionit “Tentativa” u arrestua në flagrancë një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë që të mos kryenin veprime për djalin e tij që transportonte emigrantë të paligjshëm.

✅3 operacione të finalizuara dhe goditje të njëpasnjëshme për goditjen e kontrabandës së mallrave. Janë sekuestruar sasi nafte, medikamente mjekësore, mallra dhe produkte të ndryshme ushqimore, të kontrabanduara, si dhe shuma të konsiderueshme parash.

✅Në kuadër të operacioneve “Same” dhe “Serial” janë zbardhur disa raste të vjedhjeve, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. 3 autorë të dyshuar u vunë në pranga.

✅Është finalizuar operacioni “Fasada”, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e një shtetasi.

✅Për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është finalizuar operacioni “Tabs”, nga DVP Vlorë. U vunë në pranga 2 shtetas dhe u sekuestruan 6 komjutera që përdoreshin për lotari të palejuara, në një lokal.

✅Janë evidentuar dhe goditur 26 raste të krimeve mjedisore dhe 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

✅Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 24 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 33 raste.

Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

•Si rezultat i monitorimeve, janë pezulluar në total 763 leje drejtimi, nga të cilat: 642 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 87 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 34 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Si rezultat i përdorimit të alkool-testuesve dhe kontrolleve me përzgjedhje, janë arrestuar 91 drejtues mjetesh, nga këta: 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 48 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Kufitare/Kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.

•Në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 9 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Janë proceduar 4 shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, 2 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe 1 shtetas për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet “blic”, në çdo qark të vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe goditjen e kontrabandës, krimeve mjedisore dhe çdo paligjshmërie tjetër.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë të jenë prezente pranë shkollave dhe të bashkëpunojnë me oficerët e sigurisë në shkolla, stafet pedagogjike dhe bordet e prindërve, për të trajtuar çdo problematikë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Neutrale October 9, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
16 hours ago
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
16 hours ago
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
18 hours ago
Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
2 days ago
Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !
3 days ago

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua

Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!

Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet

Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?