Kryetari i porsa zgjedhur i FRPD, Besart Xhaferri ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me strukturat drejtuese të Degëve të FRPD të qarqeve Tiranë, Elbasan dhe Durrës në selinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se qëllimi i këtij takimi ishte promovimi i të rinjve demokratë dhe rivitalizim i strukturave në të gjithë Shqipërinë, hap kryesor drejt së ardhmes.
Gjatë takimit u hodhën ide dhe u shpalosën platforma mbi rritjen e interesit të të rinjve për t’u përfshirë në politikën aktive.
Promovimi i të rinjve demokratë është hapi kryesor drejt së ardhmes.
FRPD dhe kryetari i saj janë të vendosur për të rivitalizuar strukturat në të gjithë Shqipërinë.

