1-Në librin “Kthimi nga Bashkimi Sovjetik” (Retour de l’U.R.S.S.), shkrimtari frëng André Gide rrëfen se gjatë vizitës së tij në një qytet industrial të Bashkimit Sovjetik në vitet 1930, se punetoret e specialistet atje i treguan me krenari linjën e re të tramvajit që sapo kishin përuruar dhe pastaj i thanë:
“një ditë, sapo të triumfojë revolucioni proletar në Francë, do të ndërtojmë edhe atje një linjë tramvaji.”
Provinca sovjetike dhe Perëndimi Europian, në ate kohë, komunikonin mes tyre veç nëpërmjet shkrimtarit te lejuar Gide, i cili i lidhte këto dy realitete, këto dy universe kaq të kithta.
Shkrimtari, thone, nuk e pati gjetur guximin që t’u tregonte bashkebiseduesve rus për Francën se ato “karroca” i kishte ndertuar 100 vjet perpara, dhe as për ta vazhduar krahasimin mes këtyre dy botëve.
2-Në Rubik rreth viteve 1970 duke shkuar me kembe per tek Uzina, nje komunist i lutet perkthyesit ti thotë italianit qe e kishin pru për asistencë teknike se kjo ura jonë (pasarela) nuk është kasolle për të varfrit si n’Itali. Te ne nuk ka njerez qe banojne nën urë. “Ça prisni me bâ revolucionin?!”
Thonë se Italiani kishte mbetur si memec. Veç kishte lujt kryet si rrum.
3-Dje në Çeki kM albanez u tha europianve: “…sot ama epoka e qetësisë ka mbaruar, ka filluar epoka e rrezikut. Emergjencë ruse, kuptoni ju?Ju me BE dhe ju me vetëm E.
Ps. Me ç’u pa e gjâ s’u dëgju Europianët mbeten pa gojë, si Gidè i viteve 30 në Rusi, si taliani më 1970 n’Rubik.
Po nga imazhet, kryet dikush e tundi si rrum…

