“Një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, që krahas impaktit në lehtësimin e trafikut, nxori në pah pamjen piktoreske të vijës bregdetare të rivierës shqiptare”
Kështu e ka quajtur në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, bajpasin e Vlorës teksa shënimin e tij e shoqëron me një video që pedalojnë në të.
Ja shënimi:
MIRËMËNGJES 😊
dhe nga Bajpasi i Vlorës një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, që krahas impaktit në lehtësimin e trafikut, nxori në pah pamjen piktoreske të vijës bregdetare të rivierës shqiptare, e ku së fundmi po organizohen edhe aktivitete turistiko-sportive, ju uroj një ditë të bukur🙏


