Një vogëlushe 3-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht në ambientet e brendshme të një kopshti fëmijësh në Korçë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, të qytetit.
E mitura u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.
Njoftimi:
“Më datë 07.10.2022, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, Korçë, në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht një 3-vjeçare, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës”
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

