Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, në mbledhjen e sotme vendosi pezullimin e tarifës 42 lekë për çdo kilovat të konsumuar mbi fashën 800 kWh per muajin tetor.
Ky bord vendosi që çmimi 42 lekë/kWh të mbetet në fuqi për periudhën 1 nëntor-31 dhjetor të këtij viti.
Ishte deputetja Jorida Tabaku, e cila kërkoi që bordi të rikthehej te çmimi i mëparshëm prej 9.5 lekë për kilovat/ orë, argument të cilat u rrëzuan prej tyre.

