Kështu shkruan sekretari i PD-së, Flamur Noka, në rrjetet sociale.
Në mbledhjen e grupit parlamentar ( që u mbajt dje), dolëm me propozimin që për të qenë pranë qytetarit, duhen 96 bashki.
Ja postimi:
Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat dolëm me propozimin se organizimi i pushtetit vendor duhet të ndahet në 96 bashki, nisur nga arsyetimi se reforma e njëanshme e vitit 2014 krijoi shumë ndasi dhe mungesë përfaqësimi. Kryebashkiakët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonat urbane, duke mënjanuar padrejtësisht fshatrat.
Propozimi ynë për ndarjen e re administrativo-territoriale është fryt i konsultave të vazhdueshme me komunitetet në çdo njësi vendore dhe ka për qëllim madhor përmirësimin e qeverisjes vendore.



