Njoftimi:
83 kg drogë në Shkodër,
3.5 milionë euro pasuri me burime të kundërligjshme në Elbasan, armë zjarri dhe pjesë armësh në Tiranë, të sekuestruara gjatë 24 orëve intensive të Policisë në terren.
✅Operacioni ”Koordinatat” në Durrës dhe operacioni “Karbunarë” në Vlorë vënë në pranga 2 të kërkuar për vepra të rënda penale.
✅”Beretta”/Tiranë-Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 21-vjeçari, përsëritës për këtë veprimtari kriminale
✅Vihen në pranga në Kamzë, 5 shtetas, për vjedhje.
✅Në Lezhë goditet një rast i transportimit të emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
✅Krime mjedisore dhe raste kontrabande, të evidentuara dhe të goditura në Shkodër dhe në Korçë, autorët e dyshuar të tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.
Kontrollet e territorit, kontrollet “blic” dhe monitorimi i akseve rrugore, vijojnë, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe garantimin e sigurisë publike.

