Me këtë shënim dhe një video treguese nga punimet për urën në “Facebook” e nis ditën kryeministri Edi Rama.
Më keni përqeshur, shkruan ai, kur e tregova në 3D, por ajo do të jetë një spektakël inxhinierik.
Postimi:
MIRËMËNGJES 😊
dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë🙏

