Sot, pa pikën e ndjeshmërisë për trashëgiminë e qytetit, pa pikën e respektit për ligjin, kryetari i bashkisë shpalli hapjen e konkursit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Sikur të mos mjaftojë fakti që e prishi si skuth në mes të natës, me mijëra police e me forca speciale që dhunuan artistë, aktivistë e qytetarë…
Sikur të mos mjaftojë fakti që ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e nxjerr te jashtligjshme transferimin e pronës nga qeveria tek Bashkia, e për rrjedhojë çdo procedurë që pason;
Sikur të mos mjaftojë fakti që për këtë çështje ka një procedim në SPAK, e minimalisht duhet pritur mbyllja e hetimit;
Sikur të mos mjaftojë fakti që sot Shqipëria është në krizë ekonomike;
Veliaj nxiton të harxhojë 16 Milione Euro për ndërtimin e teatrit të ri!
E quan objektin që prishi një godinë prej tallashi, dhe përshkruan këtë te riun jo sikur po flet për Teatrin Kombëtar, po sikur për qendër komerciale me kafe.
Nxiton, sepse duhet të mbylli qokat në këtë fund mandati, sepse nuk do ketë kohë më! Sepse jam i bindur që Teatri do te rindërtohet ‐ Ku ishte, Siç ishte, me kontribute ekskluzivisht nga arkitektë e inxhinierë shqiptarë, këtu & në Diasporë!!!



