Me seleksionimin e kandidatëve nëpërmjet Primareve, PD po krijon një start të fuqishëm në zgjedhjet vendore të pranverës së ardhshme.
Shqipëria e ka të nevojshme, më shumë se kurrë të prodhojë drejtues politik që i shërbejnë qytetarëve dhe jo regjimit, jetëgjatësisë së tij apo interesave okulte.
Tashmë është e provuar plotësisht se menyra me e mirë për ti shërbyer zgjedhësve është ti pyesësh ata se kush duhet ti udhëheq.
Rekrutimi publik i kandidatëve është hapi i parë i rëndësishëm në një fushatë paraelektorale, krahas projektit politik, plaformës, përgatitjes së stafeve, mesazhit elektoral, informimit të opinionit dhe organizimit në terren.
Perballë oligarkëve dhe autokratëve strategjia më e sigurt në fitore është bashkëpunimi me qytetarët dhe hartimi së bashku I platformës politike.
Ka kaluar koha kur vendimet merreshin brenda një rrethi të vogël, jashtë syve, interesave dhe pritshmërisë së demokratëve.
Primaret e konfirmuara në këtë fund shtatori janë një ftesë për pjesëmarrje në garë për gjithë ekspertët, intelektualët, apo aktivistët e shoqërisë civile.
Ato shënojnë një mundësi harmonizimi dhe bashkërendimi të gjithë faktorëve që synojnë një Shqipëri evropiane të dashur për shqiptarët.
Politikbërja përpara publikut i jep avantash cdo vendi dhe force politike që e ushtron atë!
*Autori është Sekretar për Pushtetin Lokal në PDSH.



