Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zbardhur objektin e takimit të sotëm me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Bashkërenduam Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër regjimit absolut të Edi Ramës”- shkruan ish kryeministri Berisha.
Ja postimi:
• Takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ish – Presidentin, Ilir Meta.
Sot, në Selinë e Partisë Demokratike zhvillova një takim me Kryetarin e Partisë së Lirisë zotin Ilir Meta.
Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe deputeri i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.
Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë neë zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër regjimit absolut të Edi Ramës.
Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë. sb


