Kreu i KK të PD-së dhe deputet i kësaj Partie, Edi Paloka është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme GJKKO, për procesin gjyqësor me Ardian Çelën, Administrator i OSHEE-së.
Partia Demokratike ka depozituar në SPAK vitin e kaluar dy padi penale.
Njëra prej tyre ka lidhje me kallezimin ndaj Ardian Çelën, Administrator i OSHEE-së dhe koordinator i PS-së për Durrësin.
Bëhet fjalë për akuzat e Edi Palokës gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Akuzat e demokratëve ishin, se maxhoranca përdori metodën e punësimeve fiktive me kontrata 2-mujore për të siguruar vota.
Paloka atëherë u shpreh, se pas kësaj skeme qëndronte pikërisht kreu i OSHEE-së, Ardian Çela.



