Ish-ministrja socialiste dhe ish drejtoreshë e përgjithshme e Autoritetit Rrugor, Sonila Qato, është thirrur sot në Prokurorinë Speciale SPAK.
Qato ka qenë e shoqëruar nga avokati i saj, teksa hynte në ambientet e SPAK, por nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë; nëse marrja në pyetje lidhet me detyrën e parë si Ministre e Shtetit në qeverinë socialiste apo me atë si drejtoreshë e ARRSH.
Tetë muaj pas marrjes së postit, drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato deklaroi dorëheqjen nga posti.
Në atë kohë, ajo akuzoi kompaninë Gjoka Konstruksion për falsifikim të ecurisë së punimeve, ndërsa kompania akuzoi Qaton për manipulim të një tenderi 18 milionë eurosh.
Nuk ka të dhëna të tjera për rastin e Qatos.

