Ne flasim të gjithë për votën e shenjtë, shprehje e vullnetit të secilit qytetar.
E pranuar kjo aksiomë, por vetëm në retorikën politike, juridike, sociale dhe humane.
Pse mbetet retorikë ?
Sepse jemi po ne, që flasim dhe dimë që vota në Shqipëri nuk është ndjenjë, por send shkëmbimi në kuti.
E këtë do them…
Para disa vitesh po prisja të hyja në zyrën e kryetarit të komunës.
Para meje në radhë ishte një burrë rreth 65 vjeç i cili hyri brenda me tu hap dera.
Kryetari, që hapi derën e priti direkt me një “shpullë” të fortë fytyrës: -kafshë, si hyn me këpucë me baltë në zyrën time!?
Fshatari i shtrembëruar nga dhimbja e nga fyerja, ju kthye; – çfarë bën o kryetar, të kam dhën votën.
Kryetari hapi krahun tjetër e ja “ngjeshi” fort: -maskara, votën ta kam blerë unë, s’ma ke falur ti!
U ktheva mbrapsht, i shpërfytyruar edhe unë, nga ç’më panë sytë, nga çfarë kish ndodhur para meje, po thellë, thellë, brenda meje ishte e para herë që nuk ndjeja keqardhje për fshatarin hallexhi!


