NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Këlliçi: PD dhe unë nuk i ndahemi Veliajt derisa të mbaje përgjegjësi për vjedhjet me grupin e strukturuar kriminal në Bashki
    2 years ago
    Të Fundit
    Ruma: Balluku nuk akuzohet për korrupsion…
    1 day ago
    Lideri demokrat, Sali Berisha: Kancelaritë evropiane do të ndërmerrnin ndëshkim ekzemplar për Ramën, protestat kanë qenë përcaktuese për këtë gjë
    2 days ago
    Fjalimi i Berishës në Kuvend: Ju jeni e keqja banale, zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros dhe bëheni shërbëtorë të Lubisë
    6 days ago
    Pagat e gjyqtarëve në Kushtetuese/ Berisha: Rama vendosi të paguaj 7 mijë euro një mercenar që të bëjë gjahun e kundërshtarëve politikë
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Bajram Karabolli/ VRASËS TË GJUHËS SË NËNËS
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë
Të tjera
Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!
Të tjera
Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…
Kryesore
Deklarata zyrtare e Komisionit Europian/ “Parlamentit të mos vonojë trajtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.
Të tjera
Basir Çollaku/ Rama i pandehur i ri i SPAK
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Bajram Karabolli/ VRASËS TË GJUHËS SË NËNËS

Neutrale
Last updated: 2022/10/03 at 7:50 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

(E përsëritur)

Të vrasësh gjuhën e nënës është një ndër krimet më të shëmtuara, më të neveritshme. Dhe e keqja është se tek ne nuk ka ligj për t’i ndëshkuar këta derdimenë që masakrojnë dhe e marrin nëpër këmbë gjuhën tonë të bukur. Ata vrasin fjalën shqip dhe në vend të saj vënë një fjalë të huaj. Dhe janë pikërisht ata që pushtojnë ekranet dhe mediat tona. Janë gazetarët dhe politikanët.
Duke ndjekur emisionin Opinion, drejtuar nga njëri prej gazetarëve “më të shquar”, dëgjon që ai të përsëritë shumë herë fjalën “trend”, në vend të fjalës shqipe prirje. Dhe, që e keqja të shkojë deri në fund, këtë fjalë të huaj, “trend”, si të qenkësh një mall i florinjtë, e përdorin edhe dy-tre të ftuar, midis tyre një zonjë me mbiemrin Luarasi… O Zot, mban mbiemrin e të madhit Petro Nini, e atij që njëqind e ca vjet më parë u tha antishqiptarëve:
“Vritmëni, por mblidhmani gjakun se do t´u duhet nipërve dhe mbesave tuaj që të shkruajnë gjuhën shqipe.”
Dhe të pushton zemërimi e neveria, dhe betohesh se nuk do ta shikosh më atë të mallkuar “Opinion”. Ky gazetar “i madh”, nga njerëzit më të paguar të këtij vendi (vallë për të vrarë gjuhën e nënës së tij?!), ku flitet shqip, përdor fjalën e huaj “relaks”, e cila në shqip ka disa sinonime: prehje, çlodhje, kënaqësi, etj.; përdor fjalën jo shqip: “spacio”, në vend të fjalës shqipe “hapësirë”; në vend të flasë shqip dhe të thotë: zbatoi, vuri në jetë, etj., flet në një gjuhë të tjetër dhe thotë: “implementoi”… Thotë, e ç´nuk thotë ky vrasës i shqipes sonë, thotë kaq shumë fjalë të huaja, të panevojshme, në vend të fjalëve të bukura shqip, sa të ikën truri.
Por, po të ishte vetëm ky, ne do të qeshnim me të dhe vetëm kaq. Fatkeqësisht ata janë shumë, janë ata që nuk i ndahen syrit dhe veshit tonë dhe që kanë aftësinë e çuditshme as të mos lodhen së foluri dhe as të mos ngecin në llaf.
O Perëndi e madhe, pse këta derdimenë përdorin fjalë të huaja në vend të atyre shqip?! Mos vallë për t´u dukur se dinë gjuhë të huaja? Apo, thjesht nga injoranca?
Por çështja nuk është se këta bëhen qesharakë dhe të urryer për shqiptarët që i dëgjojnë (kudo qofshin këta të fundit), çështja është se këta po prishin, po vrasin, po masakrojnë gjuhën që u ka mësuar nëna e tyre.
Kush do të na e mbrojë shqipen tonë të bukur nga këta “modern” barbarë?!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë
3 hours ago
Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!
5 hours ago
Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…
5 hours ago
Deklarata zyrtare e Komisionit Europian/ “Parlamentit të mos vonojë trajtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.
5 hours ago
Basir Çollaku/ Rama i pandehur i ri i SPAK
7 hours ago

Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë

Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!

Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…

Deklarata zyrtare e Komisionit Europian/ “Parlamentit të mos vonojë trajtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?