Njoftimin e jep kryeministri Edi Rama në “Facebook”, ku shkruan, se kështu kursehen 20% nga fatura mujore e energjisë.
Ja postimi i plotë:
💡💧Çelet thirrja e parë për programin e ri të qeverisë për subvencionim me 70% të financimit, për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore për ngrohjen e ujit. Kështu kursehen 20% nga fatura juaj mujore e energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes AEE do të menaxhojë këtë proces⚡
Për më shumë informohuni në linkun bashkëngjitur;
http://eficenca.gov.al/thirrje-per-aplikim-subjektet-tregtuese-panele-diellore-per-ngrohjen-e-ujit-per-konsumatore-familjare/

