NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    11 hours ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    14 hours ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    1 day ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Policia e Shtetit, bilanci javor/ Janë arrestuar, proceduar 489 shtetas, nga këta: 145 janë arrestuar, 318 janë proceduar penalisht dhe 26 janë shpallur në kërkim.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Policia e Shtetit, bilanci javor/ Janë arrestuar, proceduar 489 shtetas, nga këta: 145 janë arrestuar, 318 janë proceduar penalisht dhe 26 janë shpallur në kërkim.

Neutrale
Last updated: 2022/10/02 at 8:09 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Ja raportimi zyrtar:

Policia e Shtetit, në një javë!

✅ Në terren 24/7, me shërbime të shumta policie dhe pajisje bashkëkohore, për të goditur paligjshmëritë në cilëndo formë të shfaqjes së tyre.

✅ Dhjetëra operacione policore të finalizuara në çdo qark të vendit. Heroinë, kokainë, kanabisi, armë zjarri, armë të ftohta, mallra të kontrabanduara, shuma parash dhe sende të tjera të kundërligjshme, të sekuestruara.

✅ Bashkëpunim i pandërprerë me homologët, për realizimin e operacioneve të përbashkëta, për goditjen e fenomeneve kriminale.

✅ 2 ngjarje kriminale të parandaluara në Tepelenë dhe në Kurbin, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët dhe ndërhyrjes në kohë dhe me profesionalizëm të strukturave të Policisë.

✅ Falë punës së mirëfilltë hetimore nga strukturat e DVP Shkodër u zbardh plagosja e rëndë me pasojë vdekjen e 44-vjeçarit, e ndodhur në Pukë, më 28.09.2022. Vijon puna për kapjen e autorit.

✅ 5.1 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë e sekuestruar nga Policia Kufitare në Morinë, në kuadër të operacionit “Risku”. U vu në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

✅ 1 kg kokainë e sekuestruar nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit “White pack”. U vunë në pranga 2 shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër.

✅ Si rezultat i bashkëpunimit të nga FAST Albania me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, është finalizuar operacioni “Kempten”, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga një i shumëkërkuar nga Gjermania, për trafikim të narkotikëve.

✅ 5 armë zjarri, 2 armë gjahu, 6 thika, 2 doreza dhe 2 shkopinj bejsbolli gjatë operacioneve të finalizuara nga strukturat e Policisë në qarqe.

✅ Gjatë kësaj jave janë finalizuar në total, 38 operacione policore, për goditjen e paligjshmërive në fusha të ndryshme.

✅ Janë arrestuar, proceduar 489 shtetas, nga këta: 145 janë arrestuar, 318 janë proceduar penalisht dhe 26 janë shpallur në kërkim.

✅ Në fushën e narkotikëve janë finalizuar edhe 10 operacione të tjera policore. Janë sekuestuar rreth 71.4 kg kanabis, sasi lëndësh narkotike heroinë dhe kokainë, pako me kanabis në formë çokollate, 1088 fara kanabisi, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike.

✅ Në 2 operacione policore të koduara “Stojani” dhe “Mashtërkor”, të zhvilluara në Mat dhe Mirditë, u sekuestruan rreth 64 kg kanabis dhe u vunë në pranga 5 shtetas.

✅ Goditje të njëpasnjëshme ndaj krimeve ekonomike. 3 operacione policore të finalizuara në Port Vlorë, Tiranë dhe Dibër, për evidentimin dhe goditjen e kontrabandës. Janë sekuestruar sasi nafte, vere dhe steka paketash me cigare.

✅ Janë sekuestruar rreth 246 000 euro, 58 000 paund dhe 1 637 000 lekë të rinj, në Fier, Port Vlorë e Morinë, si dhe janë nën hetim 4 shtetasit që dyshohet se i kishin përfituar paratë nga veprimtari kriminale.

✅ Është finalizuar në Shkodër, operacioni “North Forex 4”, janë vënë në pranga 2 shtetas, shpallur në kërkim 3 dhe janë nën hetim 7 të tjerë, për mashtrim kompjuterik, në një call center.

✅ 15 raste të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, të evidentuara dhe të goditura gjatë 9 operacioneve. 15 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 të tjerë nën hetim.

✅ Kontrolle intensive për të goditur organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. 8 shtetas janë vënë në pranga, 4 të tjerë janë nën hetim, në Tiranë dhe Shkodër, si dhe janë sekuestruar shuma parash e pajisje të ndryshme që i shërbenin kësaj veprimtarie.

✅ Një sërë rastesh të vjedhjeve janë zbardhur në Tiranë, Durrës dhe Berat, si dhe janë vënë në pranga autorët e dyshuar të tyre, përsëritës për këtë veprimtari kriminale.

•Janë lokalizuar dhe kapur 18 persona në kërkim, nga të cilët 15 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë evidentuar dhe goditur 25 raste të krimeve mjedisore dhe 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 35 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 32 raste.

•Janë evidentuar dhe goditur 5 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar të tyre.

Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

•Si rezultat i monitorimeve, janë pezulluar në total 486 leje drejtimi, nga të cilat: 370 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 55 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 61 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Përmes përdorimit të alkool-testuesve dhe si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, nga këta: 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 25 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Kufitare/Kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.

•Në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 16 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Janë proceduar dhe arrestuar 11 persona për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, është arrestuar 1 shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe 4 të tjerë për “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet “blic”, në çdo qark të vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe goditjen e kontrabandës, krimeve mjedisore dhe paligjshmërisë në tërësi.

Angazhim, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla, stafet pedagogjike dhe bordet e prindërve, për të parandaluar dhe trajtuar çdo problematikë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Neutrale October 2, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
9 hours ago
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
9 hours ago
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
11 hours ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
14 hours ago
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
1 day ago

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?