Tregim për fund javë
Bëja llogje me tre gazetare.
Tema:
Martesa.
Virgjëria.
Burri.
Partneri.
Të katër ramë në një mendje, për dy probleme.
Së pari.
Martesa është vepër.
Ndarja-kryevepër.
Së dyti.
Sot është më lehtë të gjesh një partner se sa një burrë.
Pa takt. Pyeta:
-Kur e kini humbur virgjërinë?
E para- 20 vjeçe.
E dyta-19.
E treta tha:
-Nuk jam vajze mamaje. Virgjerine e dhurova 15 vjeçe.
-Po ti shoku Mitro kur je çvirgjeruar?
-Nuk me kujtohet mirë:
50 vjet apo 57 vite më parë?!
Pyeta me takt:
-Mund të kyçet zogu për jetë?
Thanë ne kor: -Ke rrjedhur Shoku Mitro?
Sot. Cjepja. Bëhet falas…Me seks…
Me 40 euro mund të qepesh ne maternitet, kur e kërkon ndonjë djalë me mendje të mykur, si jotja…
…Dhe ha ha e ku ku ku.
-Tu tregoj një histori? Thashë unë.
-Elisabeta e parë e Anglisë. 25 vjeçe u bë mbretëreshë.
Foli ne parlament:
-Jam virgjëreshë. Në se doni të më martoni, po u them:
-Do martohem me Anglinë. Mbi varr dua këtë epitaf:
-Elisabeta u be mbretëreshë e virgjër. Vdiq e virgjër.
Thanë vajzat:
-Histori me mbret.
Bajate?!

