Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zyrtarisht kërkoi përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit të tij në Traktatin e Atlantikut të Veriut.
Menjëherë erdhi reagimi i ashpër nga Moska.
Zv/shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë paralajmëroi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Dmitry Medvedev paralajmëroi se kërkesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO po përshpejton fillimin e Luftës së Tretë Botërore.
Ai në një fjalim, deklaroi: “Kërkesa e Zelenskit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO është përshpejtim i fillimit të Luftës së Tretë Botërore.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zyrtarisht kërkoi përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Traktatin e Atlantikut të Veriut.
Ai tha gjithashtu se për sa kohë që Putin është president i Rusisë, Ukraina nuk do të negociojë me Moskën.
Ky veprim ndodh pasi Putin nënshkroi zyrtarisht dokumentin e aneksimit të 4 rajoneve nga Ukraina në Rusi të premten në mbrëmje.
Presidenti i Rusisë gjatë ceremonisë së nënshkrimit të dokumenteve të aneksimit të rajoneve të reja në Rusi, deklaroi: “Populli ka bërë zgjedhjen e tij. Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporozhye kanë një fat të përbashkët me Rusinë”. Ai shtoi se banorët e këtyre zonave do të bëhen qytetarë rusë përgjithmonë.

