Sipas shërbimeve meteorlogjike pjesa e parë e ditës do të jetë e dominuar nga vranësirat, të cilat herë mbas here do të gjenerojnë reshje shiu në zonat qendrore dhe malore.
Në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen në gjithë territorin e vendit duke vazjduar me reshje shiu në të gjithë territorin, por më të forta shirat do të jenë në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

