Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka bërë ndryshimet e para në strukturat e larta drejtuese të Policisë së Shtetit.
Mësohet se ndryshime janë bërë në drejtoritë vendore të policisë në Durrës dhe Dibër.
Skënder Hita është emëruar Drejtor i Policisë së Durrësit.
Deri tani Hita mbante postin e Drejtorit të Policisë së Dibrës.
Në vend të tij në Dibër është emëruar Dhimitraq Ziu, i cili mbante deri tani postin e zv/drejtorit për Rendin në Durrës.

