Kështu shkruan në rrjetet sociale deputeti dhe kryesuesi i qarkut Dibër për PD-në, Xhelal Mziu.
Këto janë çudira dhe vepruan si komitët, shkruan ai, mbasi kjo është një shkollë e ndërtuar nga Ali Maliqi Agolli që në kohën e Zogut, një personalitet i zonës, madje i dënuar me 25 vite burg politik në Burrel nga diktatura komuniste.
Ja postimi i plotë i Mziut:
👉Çudirat e Rilindjes nuk kanë të sosur në Dibër!
📍 Ministrja e Arsimit, Kushi, “urdhërohet” nga Zv/Kryeministrja, Balluku, që të vendosë fshehurazi si “Kaçak” emrin e gjyshit të Ballukut, me “meritën” se ka qenë mësues në shkollën “Kërçisht”! Do të ishte e pranueshme, po të ndërtohej një shkollë e re, por jo një shkolle mbi shekullore e lyer vetëm me ngjyrën mavi …!
📍 Qytetarët e Maqellarës nuk e pranojnë, është fyese, është një shkollë e ndërtuar nga Ali Maliqi Agolli që në kohën e Zogut, një personalitet i zonës, madje i dënuar me 25 vite burg politik në Burrel nga diktatura komuniste. (shiko dokumentet e mëposhtëm)!
📍 Banorët e zonës theksojnë se shkolla 110 vjeçare duhet të mbajë emrin e Ali Maliq Agollit ose emrin e mësuesit të parë që shërbeu për 18 vite Isak Shehu dhe pastaj është pasuar nga mësuesit, si Jonus Shehu, Adem Sharofi, Hasan Rapi, Haki Sharofi etj.
📍 Balluku, si drejtuese politike e PS në qarkun Dibër, duhet:
– Të mbarojë rrugën e Arbërit, ose rrugën e lënë rrugëve, ose rrugën e dhive, ose rrugën e vdekjeve dhe të shkatërrimit të makinave!
– Të fillojë punimet e aksit të rrugës Bllatë – Peshkopi, e premtuar në fushatë dhe në parlament që në qershor 2022.
– Të asfaltojë rrugët e qendrave të ish komunave në qarkun Dibër, siç premtoi në fushatë!
– Të investojë në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike në qarkun Dibër që është në gjëndje skandaloze!
– Të asfaltojë rrugën Ura Çerenecit – Librazhd!
– Të ndërtojë shkolla të reja ose të rikonstruktojë ekzistueset, jo t’i riemërtojë nepotikisht!
📍 Ministrja e Arsimit, Kushi, iku fshehurazi në Dibër!
– Nuk ka ndërtuar apo rikontruktuar asnjë shkollë në këtë qark, janë totalisht të rrënuara!
– Në 10 vitet e fundit janë mbyllur mbi 50% të shkollave në këtë qark!
– Akoma nuk ka lidhur kontratë me mësuesit dhe pse ka filluar shkolla ka thuajse një muaj… (?!)
– Kemi mësues pa arsim përkatës (patronazhistë) dhe me shkolla pa dyer, pa dritare, pa ngrohje apo ndriçim!!!






