Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë, Kryekomisar Bujar Mehmeti dhe arsyeja është neglizhenca ndaj ndërtimeve pa leje.
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka qenë drejtoria që ka vendosur masat, por kuptohet se gjithçka ka ndodhur ka miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm itë Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Mësohet se drejtoria përkatëse ka marrë të njëjtin vendim edhe për drejtues të tjerë të uniformave blu.
Bashkë me kryekomisarin, është pezulluar nga detyra edhe shefi i Postës policore në Farkë, Flamur Sula.
Me përgjegjësi ligjore duket se janë gjetur edhe nënkomisar Alban Ramaj dhe inspektori Nazmi Karreçi.
Bëhet me dije se pezullimi i 4 efektivëve është bërë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
Ecuria disiplinore për zyrtarët policorë nisi pas zbulimit të pallatit 8 katësh pa leje në zonën e liqenit të thatë në pronësi të biznesmenit Julian Morina.

