Vjeshtë
Po bien gjethet,
bashkë me to dhe një mal me ëndrra.
Nëna shikon krevatin e të birit bosh,
rregullon çdo ditë batanijet që i prish vetë.
Fshati po vdes,
ka marrë pamjen e një varreze sociale.
Ikën të gjithë,
gjithçka e vjetër, veç tjegullave të reja…



