NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    2 hours ago
    Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
    3 hours ago
    Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
    1 day ago
    Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Time Out zbulon rrugët më të bukura për vitin 2022
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
Kryesore Politikë
Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
Kryesore Politikë
Përparim Gjeka/ TANI KEMI NJE BOTE ME DY SUPERFUQI
Të tjera
Karakaçi: Rruga Milot-Shkodër me pagesë/ Greta Bardeli: Nuk do t’u merret kokërr leku shkodranëve për rrugë të re…
Të tjera
Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Time Out zbulon rrugët më të bukura për vitin 2022

Neutrale
Last updated: 2022/09/26 at 8:23 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Këtë vit, Time Out – marka e medias dhe mikpritjes, që përpilon guida lokale të disa prej qyteteve më interesante në botë – ka publikuar klasifikimin e dytë të përvitshëm të rrugëve më “cool” (të bukura në botë. Një rrugë e vetme – më shumë se një lagje – mund të përkufizojë kulturën e një qyteti.

“Në pjesën më të madhe të botës, jeta para pandemisë është rikthyer fuqishëm. Njerëzit janë entuziastë të bëjnë projekte dhe të dalin sërish në qytetet e tyre e të shkojnë me pushime” – deklaroi James Manning, përgjegjës i udhëtimeve i Time Out, në një deklaratë.

“Lista jonë e rrugëve më të bukura në botë përfshin arteriet kryesore të cilat ekspertët i këshillojnë t’i vizitoni në këtë moment”.

Renditja e këtij viti përfshin 33 rrugë, tre më shumë se në vitin 2021. Ndër të tjera, përfshin edhe qytete të tjera të reja, si Taipei, Mumbai, Athina dhe Akra.

 

AMERIKA E VERIUT

Këtë vit, e para në listë është Rue Wellington, në lagjen Verdun të Montrealit.

Redaktorja e Time Out Canada, Laura Osborne, thotë se rruga ka “kokteje fantastike, disa nga paninet më të shijshme në rrugë, madje edhe një plazh urban me rërë”.

Ndër të tjera në vitin 2023 do të bëhet ekskluzivisht rrugë për këmbësorë, gjë që do të shtojë pa dyshim pika të tjera të forta.

 “Kjo rrugë kryesore, e njohur si Promenade Wellington, po ndryshon prej vitesh në mënyra origjinale dhe krijuese dhe është me të vërtetë emocionuese të shohësh se si lagjja Verdun vijon të ndriçojë” – tha për CNN Travel, Yves Lalumière, CEO e Tourisme Montreal.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk renditen në vend të parë, Amerika mund të rrijë e qetë, duke ditur se ka numrin më të madhe të rrugëve në klasifikim – Calle Ocho në Majami, MacDougal Street në Nju Jork (seli e barit të koktejeve Dante, prej kohësh i pëlqyer) dhe Wentworth Avenue në Çikago janë të gjitha në listë.

Rruga përfaqësuese e Meksikës në listë është Avenida Ámsterdam, në lagjen e modës së Qytetit të Meksikës, në Condesa.

AZIA DHE PAQËSORI

Pesë nga dhjetë rrugët kryesore ndodhen në këtë rajon. Melburni në Australi është në krye të renditjes së vitit 2021 me rrugën Smith Street, por këtë vit ka zbritur në vendin e dytë.

Gertrude Street ka hyrë në listën e Eliza Campbell të Time Out Australia, e cila e ka përshkruar si “të bukur, modeste dhe pa jetën e shfrenuar të natës të rrugëve të tjera relativisht të trazuara”.

Në vend të shtatë renditet Tai Ping Shan, një lagje në ishullin kryesor të Hong-Kongut.

Producentja e CNN, Rhea Mogul, e cila jeton në këtë rrugë, thotë se gjërat më të mira në të janë baret që pranojnë qentë dhe “ndërthurja e së vjetrës me të renë”.

Tai Ping në do të thotë “paqe dhe stabilitet” ndërsa Shan, “kodër”. Një hyrje e rëndësishme në vitin 2022 është Yongkang Street në Taipei, ku ndodhet prodhuesi i birrës së dashur artizanale Zhang Men Brewing.

“Kemi zbatuar strategji të ndryshme për të promovuar këtë zonë te turistët ndërkombëtarë dhe jemi shumë të lumtur që është pjesë e kësaj renditje – deklaroi për CNN, Huang Shih-fang, drejtues i divizionit të çështjeve ndërkombëtare në entin e turizmit në Tajvan – Shpresojmë të kthejmë turistët në zonë pasi të hapet kufiri.”

EUROPA

Time Out me seli në Londër, ka parë nga afër disa prej zgjedhjeve të saj të këtij viti.

Rruga më e bukur e kryeqytetit britanik në vitin 2022 është Deptford High Street, një ndërthurje tezgash në rrugë, tregjesh dhe dyqanesh, baresh e shumë të tjera, që sipas redaktorit të Time Out, Chris Waywell, nuk është vetëm rruga më e bukur në Londër, por edhe me më shumë gjallëri.
Më në veri, Great Western Road në Glasgow është rruga më e rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar, në vend të tretë.

Metropoli i Danimarkës, Kopenhagën, që vitin e kaluar CNN Travel e kurorëzoi “kryeqyteti i ri europian më i bukur”, renditet i pesti.

Rruga Værnedamsve është cilësuar si një “Paris i Vogël” nga redaktorët e Time Out, falë dyqaneve të vogla me verë dhe djathë dhe luleve të freskëta. Kjo duhet ta bëjë të vuajë Parisin, që në të vërtetë, nuk është në listë.

Rrugë të tjera në Europë, të vlerësuara në renditjen e vitit 2022 janë Kolokotroni në Athinë, Calle Echegaray në Madrid dhe Capel Street, në Dublin.

Në lidhje me këtë të fundit, shkrimtari i udhëtimeve nga Dublini, Nicola Brady thotë se Capel “duket një copëz e vërtetë e Dublinit të vjetër”.

Capel Street, e cila është kthyer në një rrugë për këmbësorë në fillim të këtij viti “ka pube që janë aty prej dekadash, pranë restoranteve fantastike koreane dhe vietnameze të cilat janë hapur së fundi”.

RENDITJA E PLOTE

1. Rue Wellington, Montreal
2. Gertrude Street, Melburn
3. Great Western Road, Glasgow
4. Yongkang Street, Taipei
5. Værnedamsvej, Kopenhagën
6. Karangahape Road, Auckland
7. Tai Ping Shan Street, Hong-Kong
8. Yaowarat Road, Bangkok
9. Oranienstrasse, Berlin
10. Hayes Street, San Francisko
11. Avenida Ámsterdam, Qyteti i Meksikës
12. Kolokotroni, Athinë
13. Virgil Avenue, Los Anxhelos
14. Ossington Avenue, Toronto
15. Via Provenza, Medellín
16. Calle Ocho, Majami
17. Deptford High Street, Londër
18. Praça das Flores, Lisbonë
19. Oxford Street, Akra
20. Wentworth Avenue, Çikago
21. Cutting Room Square, Mançester
22. Capel Street, Dublin

23. Jumeirah Beach Road, Dubai
24. Enmore Road, Sidnej
25. Kagurazaka, Tokio
26. Kloof Street, Cape Town
27. Süleyman Seba Caddesi, Stamboll
28. Calle Echegaray, Madrid
29. MacDougal Street, Nju Jork
30. Carrer del Comte Borrell, Barcelonë
31. Newbury Street, Boston
32. Colaba Causeway, Mumbai
33. Everton Road, Singapor

/ CNN

Neutrale September 26, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
2 hours ago
Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
3 hours ago
Përparim Gjeka/ TANI KEMI NJE BOTE ME DY SUPERFUQI
4 hours ago
Karakaçi: Rruga Milot-Shkodër me pagesë/ Greta Bardeli: Nuk do t’u merret kokërr leku shkodranëve për rrugë të re…
17 hours ago
Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
1 day ago

Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?

Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!

Përparim Gjeka/ TANI KEMI NJE BOTE ME DY SUPERFUQI

Karakaçi: Rruga Milot-Shkodër me pagesë/ Greta Bardeli: Nuk do t’u merret kokërr leku shkodranëve për rrugë të re…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?