Në komunikimin me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së konstituimit të Këshillit Koordinues të Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha, se tashmë strukturat janë të plotësuara dhe gati për të nisur takimet me qytetarët.
Balla u shpreh po ashtu, se të gjithë janë të motivuar për të bërë të mundur konfirmimin në të gjashta bashkitë e qarkut Fier.



