NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    13 hours ago
    Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
    17 hours ago
    Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
    2 days ago
    Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mercedes dmth e mëshirshmja. Historia sugjestionuese e Mercedes-Benz…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
Kryesore
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
Kryesore
Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mercedes dmth e mëshirshmja. Historia sugjestionuese e Mercedes-Benz…

Neutrale
Last updated: 2022/09/25 at 8:08 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Parantezë: Adolf Hitleri do t’i dhuronte Mbretit shqiptar Zogu i I-rë, me rastin e dasmës një Benz të modelit 540k.
Autovetura (foto e ballinës së shkrimit) për Mbretin Zog, mbërriti në Tiranë më 19 prill 1938.

Makina e parë e Karl Benz

Makina me tre rrota jo shumë e njohur dhe as plotësisht efektive e Benz-it, ndoshta do të kishte mbetur në harresë, nëse Karli, krijuesi i trerrotëshit nuk do të kishte Bertën, bashkëshorten e tij vepruese dhe gjithë kurajo.

Po, dy femra janë fjongua e llamburitëse e kësaj marke, Berta dhe Mercedesi, por le të ndalim te e para.
Me intuitën femërore, Berta ndihmoi për të tërhequr vëmendjen dhe blerësit potencial për atë çfarë kishte krijuar burri i saj i talentuar.

Një mëngjes vere të vitit 1888, Berta (pa dijeninë e të shoqit), duke marrë dy djemtë e saj, shkoi me këtë triçikletë  te prindërit nga Mannheim në Pfarzheim, që ishte afro 90 km.
Rrugës, zonja (Frau) Benz, ndalte dhe mbushte mikro-makinën me benzinë, e shitur në ato vite vetëm në farmaci, si ilaç për sëmundjet e lëkurës.

Pas udhëtimit të saj triumfues, i cili u shoqërua me ndalesa dhe histori të shumta për shpikjen e çuditshme dhe praktike të Karlit, e gjithë Gjermania mësoi për këtë makinë dhe biznesi i kompanisë Benz shkoi në Zenith.

Më vonë u bënë përmirësime teknike të avancuara, si sistemi i transmensionit dhe i ndriçimit, ky i fundit krijoi mundësinë për lëvizje gjatë natës.

Paralelisht Gjermania kishte një tjetër mendje plot ide në këtë fushë, bëhet fjalë për Wilhelm Maybach, personi që kishte ngjizur tashmë një tjetër mjet me motorr….

Historia e markës Mercedes

Në vitin 1901, projektuesi i Daimler-Motoren-Gesellschaft, Wilhelm Maybach, arriti të krijojë një model të suksesshëm të makinës, i cili tërhoqi veçanërisht konsullin austriak në Nicë, por edhe kreun e zyrës përfaqësuese franceze të kompanisë, Emil Jellinek. .

Jellinek ishte jo vetëm i apasionuar deri në marrëzi pas makinave, por edhe shofer profesionist.
Mbi të gjitha E.Jellinek ishte një njeri shumë praktik.
Aiu angazhua personalisht në shpërndarjen dhe prezantimin e një zhvillimi të ri, si dhe kontribuoi në popullarizimin e këtij novacioni.
Si i tillë, ai e bindi Gottlieb Daimler për të ndryshuar emrin e modelit dhe për ta pagëzuar me emrin e vajzës së tij më të vogël- Mercedes, që do të thotë “i mëshirshëm”.

Emri tingëlloi fort për herë të parë në vitin 1926 me Daimler-Benz, por origjina fillon nga makina Mercedes e Daimler-Motoren-Gesellschaft e vitit 1901 dhe të makinës së Karl Benz e vitit 1886 Benz Patent Motorwagen, e cila njihet si automobili i parë i prodhuar.

Sllogani i Mercedes-Benz është “Das Beste oder nichts” (Shqip: “Më të mirën ose asgjë”). Mercedes-Benz është pjesë e prodhuesve luksozë “German Big 3”, bashkë me Audi dhe BMW.

Mercedes-Benz i gjen origjinat e saj tek krijmi i Karl Benz, makina e parë me benzinë, Benz Patent Motorwagen, e patentuar në janar 1886 dhe Gottlieb Daimler dhe tek inxhinieri Wilhelm Maybach, i cili konvertoi një karrocë duke i shtuar një motorr me benzinë. Makina e parë Mercedes u tregëtua për herë të parë në vitin 1901 nga Daimler-Motoren-Gesellschaft. Makinat e para Mercedes-Benz u prodhuan në vitin 1926, me shkrirjen e kompanive të Karl Benz dhe Gottlieb Daimler dhe krijuan kështu më të rëndësishmen kompani për prodhimin e automjeteve Daimler-Benz.
Një iniciativë shembullore që ka ruajtur shkëlqimin dhe prestigjin e saj pavarësisht dekadave.

Përgjatë viteve 1930-të Mercedes-Benz prodhoi modelin 770, një makinë shumë popullore gjatë periudhës së Gjermanisë Naziste.
Adolf Hitleri njihet se një personazh historik që i pëlqente fort makina të tilla dhe gjatë kohës së tij në pushtet, udhëtonte në një makinë me xhama antiplumb.

Shumë prej modeleve të mbijetuara i janë shitur me ankand blerësve privatë dhe koleksionistëve të apasionuar mbas kësaj marke.
Njëra prej tyre është e ekspozuar në muzeun e luftës në Kanada, në Ottawa, Ontario.
Mercedes-Benz ka shpikur shumë inovacione teknike dhe sigurie të cilat më vonë u bënë të zakonshme në markat e tjera.
Mercedes-Benz është një nga markat më të mirënjohura të makinave dhe është marka më e vjetër e makinave në botë.

Ikona e famëshme: Ylli me tre cepa

Ky simbol është trashëguar nga Daimler-Motoren-Gesellschaft e Gottlieb Daimler dhe Wilhelm Maybach. Në vitet 1870 Gottlieb Daimler, kur punonte tek Deutz AG Gasmotorenfabrik, i dërgoi gruas së tij Emma Kunz një kartolinë duke treguar banesën e tij me një yll me tre cepa dhe duke shkruar: “Një ditë ky yll do të ndriçojë mbi fabrikat tona triumfuese”. Të inspiruar nga kjo, që prej asaj kohe Daimler dhe Maybach kanë ndërtuar motorra të lehtë për tokë, ujë dhe ajër (tre cepat).

Ylli me tre cepa u pa për herë të parë në vitin 1910. Në vitin 1916 ylli rrethohej nga një rreth me katër yje të tjera shtesë, ose me emrin Mercedes ose me emrin e fabrikës (Untertürkheim ose Berlin-Marienfelde). Ndërsa simboli që shohim sot, u regjistrua për herë të parë në vitin 1937 me bashkimin e Daimler-Benz, një yll tredimensional me tre cepa brenda një rrethi.

Neutrale September 25, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
13 hours ago
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
17 hours ago
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
17 hours ago
Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
17 hours ago
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
20 hours ago

Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!

Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias

Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi

Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?